TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Qyteti bregdetar i Vlorës, është mbuluar sot nga tymi i zi dhe bloza e çliruar nga djegia e gomave në afërsi të portit.
Siç shihet në foton e mësipërme një sasi e madhe gomash kanë marrë flakë, duke krijuar një situatë tepër problematike për mjedisin, duke ditur përbërjen dhe kimikatet që çlirohen nga djegia e gomave.
Për të shuar flakët në vendin e ngjarjes kanë arritur dy makina zjarrfikëse që po punojnë për të vënë nën kontroll zjarrin.
Deri më tani nuk dihet autori zjarrvënies që po shkakton një dëm kolosal për qytetin e Vlorës.