AKTUALITET, 20 Dhjetor 2022, 12:06

Hetimi i SPAK për inceneratorin e Fierit, reagon Kryemadhi: Po Subashi, Agaçi, Rama, ku janë?

Hetimi i SPAK për inceneratorin e Fierit, reagon Kryemadhi: Po

Ish-kryetarja e LSI-së  Monika Kryemadhi ka reaguar pas vendimit të SPAK dhe dërgimin për gjykim të megaaferës së inceneratorit të Fierit.

Në një reagim në Facebook, deputetja e PL-së ka shprehur habi për faktin se në listën e personave të akuzuar, mungon Kryeministri Edi Rama, Sekretari i Përgjithshëm Engjell Agaçi dhe kryebashkiaku i Fierit, Armando Subashi.

Sipas Kryemadhit në listën e të akuzuarve duhet të jenë dhe urdhëruesit e Vendimit të Qeverisë dhe kreu i saj.

“SPAK apo “pak”?? U njohëm sot me vendimin e S(PAK) për dërgimin e aferës së inceneratorit të Fierit në gjyq.

U njohëm edhe me subjektet dhe me veprat penale konkrete që akuzohen.

Habi e madhe të akuzosh propozuesit e një VKM-je për një shpronësim të paligjshëm dhe të mos akuzosh miratuesit e po kësaj VKM-je.

Po Subashi, po Agaçi, po Rama, ku janë?  Si i bie tashmë? SPAK apo “pak” fare?!?”, thekson Kryemadhi.