AKTUALITET, 20 Dhjetor 2022, 10:42

Makina doli nga rruga dhe përfundoi në humnerë, një viktimë dhe dy të plagosur në Elbasan

Makina doli nga rruga dhe përfundoi në humnerë, një
Foto ilustruese

Një makinë përfundoi në humnerë duke i marrë jetën një personi e duke lënë të plagosur dy të tjerë paraditen e të martës në Elbasan. Aksidenti i rëndë ka ndodhur në Qafë Mollë, në fshatin Samurr të Njësisë Administrative Labinot Fushë, 20 km larg qytetit të Elbasanit. Në vendin e ngjarjes ka shkuar policia dhe autoambulanca.

Blutë kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e aksisentit, teksa pritet një njoftim zyrtar për bilancin e kësaj ngjarje të rëndë. Nga raportimet e para mësohet se një automjet ka dalë nga rruga dhe është përmbysur, duke përfunduar në humnerë.