TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta e cilësoi fjalimin e kryeministrit Rama në Asamblenë e Këshillit të Evropës si një përpjekje për të krijuar mllef ndaj BE-së për interesave të aktorëve të tretë, që sipas tij e komandojnë dhe e kanë marrë peng.
I ftuar në emisioni “Spotlight” në Vizion Plus, kreu i PL theksoi se në Strasburgu ndodhi ajo që nuk kishte ndodhur gjatë 7 dekadave të fundit, ku një kryetar shteti u bojkotua nga zyrtarët evropianë për shkak të fjalimit të tij.
“Rama nuk ekziston, është peng. Vajti në Strasburg, në një moment kur Kosova ka aplikuar për anëtarësim për në KiE dhe ndodhi ngjarja më e rëndë që ka ndodhur 74 vitet e fundit, ku një kryetar shteti u bojkotua nga zyrtarët evropianë.
Ai atje hodhi tezat e faktit se nuk përmendi asnjëherë faktin e genocidit etnik, foli për operacion ushtarak, siç e cilëson Rusia operacionin në Ukrainë dhe u thurrte laved aktorëve të tjerë. Kërkon të krijojë një mllef ndaj Evropës për interesa të atyre që e komandojnë atë dhe për interes të mbajtjes së pushtetit të tij”, tha Meta.
Gjithashtu ai deklaroi se nuk do të bashkëpunojë më kurrë me kryeministrin Rama dhe ish-kreun e PD-së Lulzim Basha, pasi sipas tij këta dy politikanë kanë cënuar interesat kombëtare të Shqipërisë.
“Me Edi Ramën dhe me Lulzim Bashën që ka tradhëtuar interesat kombëtare, nuk ekziston asnjë shanc për marrëveshje në të ardhmen.
Unë jap granci për ata që pranojnë garancitë e mia. Ajo që ndodhi më 21 janar ishte një grusht shteti që u ndërtua mbi një falsifikim dhe montim. Unë e kisha informacionin për atë që do të ndodhte. Ke dhe letrat e dërguara nga LSI 10 ditë para se të ndodhte, drejtuar Lulzim Bashës ministër i Brendshëm dhe kryetarit të SHISH.
Unë kam dhënë 10 ditë para dorëheqjen që mos të lija asnjë arsye. Lulzim Basha nuk ka marrrë asnjë masë për të parandaluar 21 janarin. Se trazirat nuk i bëri populli, por i bërën banditët e ardhur.
Këtu kemi një problem të interesit kombëtar dhe ndaj është ndryshe me Lulzim Bashën dhe Edi Ramën. Me Berishën nuk kam patur ndonjëherë probleme të interesit kombëtar. Këta të dy kanë prekur interesin kombëtar”, tha Meta.