AKTUALITET, 14 Tetor 2022, 20:30

Sherr në një lokal në Korçë, punonjësi qëllon me thikë 24-vjeçarin

Sherr në një lokal në Korçë, punonjësi

Një sherr është përshkallëzuar mbrëmjen e sotme në përdorimin e thikës në një lokal në Korçë.

Policia bën me dije se P. R., 25 vjeç punonjës në lokal ka qëlluar me thikë në krah një 24-vjeçar i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

“Më datë 14.10.2022, rreth orës 18:55, në lagjen nr. 12, në ambientet e një lokali, gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi P. R., 25 vjeç, punonjës i lokalit, ka dëmtuar në krah me mjet prerës, shtetasin E. P., 24 vjeç, banues në Korçë, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Shtetasi P. R., aktualisht ndodhet i shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme procedurale.  Nga ana e Policisë po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.