TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Martina Pajollari është vënë në prangat e policisë pasi akuzohet si bashkëpunëtore në vrasjen e Martin Çeços, më 18 qershor të këtij viti në Kolanec.
Pajollari e cila dyshohet se kishte lidhje me viktimën dyshohet se ka bashkëpunuar me tre personat e arrestuar si bashkëpunëtorë në vrasjen e të riut.
Paralelisht me Çeçon, dyshohet se ajo ka pasur lidhje me një nga të arrestuarit, Valter Mollaj. Dyshohet se ky i fundit në bashkëpunim me Bleti Angjon dhe Edlir Mollajn kanë dhunuar edhe më pas e kanë hedhur në rezervuar trupin e pajetë të Çeços.
Ai u gjet pas disa ditësh nga banorët e zonës, pasi familja e kishte denoncuar të zhdukur.