AKTUALITET, 14 Tetor 2022, 17:44

Krijuar me mbështetjen e B4Students, vjen biznesi më i ri i veshjeve Compact Collection

Krijuar me mbështetjen e B4Students, vjen biznesi më i ri i veshjeve

Me eksperiencë dhe pasion në industrinë tekstile dhefushën e modës, si dhe me një ide për biznes në 2022, Martina Mesha e mposhti kohën dhe krijoi një markë të re veshjesh sportive. “Compact Collection”është startua që Martina nisi me mbështetjen e programit B4Students, ndërkohë që vazhdon studimet master. Ideja u prezantua në edicionin e dytë të Konkursit të Ideve të Biznesit, organizuar nga B4Students, dhe ka veçantinë e përdorimit të materialeve natyrale dhe proceseve ekologjike në prodhimin e veshjeve.

Veshjet e Compact Collectioni përkasin modës së qëndrueshme, ndjekin shijet e moshës së re dhe respektojnë natyrën gjatë prodhimit. Pambuku është zgjedhur i cilësisë më të mirë dhe, për vetë natyrën organike të tij, është i përshtatshëm për çdo person.Prodhimi kryhet në mënyra natyrale, bojërat e veshjeve janë me bazë uji dhe të padëmshme për shëndetin, paketimi bëhet me letër të riciklueshme dhe gjithë cikli nuk ka asnjë gjurmë plastike. Ndërkohë profesionistët e veshjeve shmangin në maksimum mbetjet nga lënda e parë. Gjithë procesi është ekologjik, miqësor me njeriun dhe mjedisin.

Programi B4Students, krijuar nga Grupi BALFIN në kuadër të nismave sociale me fokus edukimin, me vëmendjene veçantë të Presidentittë tij Samir Mane, ndihmoi Martinën qënë një kohë relativisht të shkurtër të konsolidojë idenë e saj të biznesit, dhe të sjellëkoleksionin e parë të CompactCollection, me temë “Confident to yourself, worthy to the planet” (“me besim te vetja, i dobishëm për planetin”).Me këtë koleksion stilistja e re transmeton vizionin e saj për një komunitet që preferon veshjet sportive dhe mund të ndjekë stilin e sugjeruar nga Compact Collection në shkollë apo zyrë, pa u ndjerë të paragjykuar dhe duke ruajtur etikën.

“Me anë të veshjeve Compact Collection, synoj të sjell në treg cilësinë, komoditetin dhe qëndrueshmërinë e një marke veshjesh “Made in Albania”,e gatshme për të depërtuar edhe në tregjete huaja. Koncepti impërqafon jetesën e shëndetshme, e cila mund të sigurohet vetëm në një planet të shëndetshem, kontribut të cilin do të japë çdokush, qoftë blerës, prodhues apo edhe mbështetës i fushatave për lidhjen e ngushtë të veshjes me mjedisin”, shprehet Martina.Porositë e para kanë filluar tashmë nëpërmjet profilit Compact Collection në Instagram.

Compact Collection është biznesi i dytë krijuar me mbështetjen e programit B4Students, pas kampingut dedikuar turizmit të aventurës në Himarë, i ngritur nga studentja Erasmia Varfi. Një grup tjetër studentësh mbështeten ndërkohë nga B4Students për ngritjen e kompanisë “Diabetic Digital Albanian WebApp” në muajin nëntor, që përkon edhe me muajin e ndërgjegjësimit ndaj diabetit.

B4Students ka nisur regjistrimet për edicionin e tretë të Konkursit të Ideve të Biznesit, për studentët qëu nevojitet mbështetje financiare e teknike për krijimin e sipërmarrjeve. Aplikimet janë të hapura deri më 28 tetor 2022 nëpërmjet www.b4students.com

Krijuar me mbështetjen e B4Students, vjen biznesi më i ri i veshjeve

Krijuar me mbështetjen e B4Students, vjen biznesi më i ri i veshjeve

Krijuar me mbështetjen e B4Students, vjen biznesi më i ri i veshjeve