TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Krahasuar me muajin gusht të një viti më parë importet nga Shqipëria janë ulur me 10 për qind, ndërsa ato nga Serbia janë rritur me 30 për qind.
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, duke krahasuar muajin gusht me atë të vitit të kaluar, ka thënë se importet nga Shqipëria janë zvogëluar për 10%, ndërsa ato nga Serbia janë rritur për 30%.
Në seancën e Kuvendit të Kosovës, ai ka folur për tregtinë e jashtme në bazë të raportit të Agjencisë së Statistikave.
“Nëse shihen importet vetëm me vendet e rajonit, po e marr vetëm muajin gusht të këtij viti krahasuar me gushtin e vitit paraprak keni për të parë që importet nga Shqipëria janë zvogëluar për 10% por nga Serbia janë rritur me 30%. Edhe ju keni me thënë këtu që është ekonomi e hapur, Kosova ka ekonomi të hapur, ka ekonomi të tregut, në rregull pro ka pasur ekonomi të tregut edhe ku i keni përmbysur kamionët me mallra që vinin nga Serbia”.
Ai ka thënë se në bazë të raportit Kosova po importon më shumë se vitin e kaluar në të gjitha mallrat pa përjashtim.
Sipas tij, kjo i vë në pikëpyetje deklarimet për rritje të madhe ekonomike të prodhimit vendor apo ato për 40 mijë vende të punës.
“Thellimi i deficitit tregtar, në bazë të këtyre të dhënave të Agjencisë të Statistikave për periudhën janar-gusht 2022 krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, eksportet e Kosovës janë rritë për 150 milionë por importet janë rritë me 800 milionë dhe kjo e ka çuar deficitin tregtar në 3 miliardë që është rritje për 56% krahasuar me vitin paraprak dhe besoj që këtu ja keni thyer një rekord vetës se kështu po i interpretoni këto çështje”, ka thënë Hoti.
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë është shprehur se shkëmbimet tregtare mes dy vendeve janë rritur.
Ai pati thënë se investimet e Kosovës në Shqipëri në vitin 2017 ishin 9 milionë, e në 2021-n 139 milionë. Sipas tij, kjo shifër është domethënëse, e mundësitë për rritjen e investimeve janë të dukshme.
Kosova gjatë muajit gusht të këtij viti, ka eksportuar jashtë vendit mallra në vlerë të vetëm 84.8 milionë eurove. Në krahasim me importin e mallrave gjatë kësaj periudhe, vlera e eksportit ishte shumë më e ulët. /MONITOR