TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, e quajti një “blof” fjalimin e kryeministrit Rama në Asamblenë e Këshillit të Evropës. Sipas tij përmes këtij fjalimi dhe mesazheve aventureske Rama kërkon të largojë vëmendjen nga aferat e qeverisë dhe korrupsioni galopant.
Gjatë një konference për media këtë të premte, Meta shtoi gjithashtu se objektivi i Partisë së Lirisë në zgjedhjet lokale është rikthimi i opozitës në këshillat bashkiak si dhe fitorja e saj në shkallë kombëtare.
“Skanimi i gjithë këtyre problemeve që evidenton Raport Progresi tregon një devijim nga kursi i reformave që na afrojnë me Bashkimin Evropian dhe na drejtojnë drejt një vendi autokratik.
Bojkotimi i fundit në Strasburg ndaj kryeministrit ishte një mesazh i qartë se blofet dhe shfaqet teatrore që organizon duke cënuar edhe seriozitetin e institucioneve të rëndësishme europiane, nuk mund të mbulojnë kursin e tij aventuresk, që nuk është gjë tjetër veçse një përpjekje për të larguar vëmendjen nga skandalet ku është zhytur qeverisja. Ne nuk mbetemi vetëm në denoncimin e këtyre aferave dhe korrupsioni galopant, por do t’i japim fund kësaj keqqeverisjeje përmes të gjitha formave të angazhimit qytetar, por dhe përmes iniciativave ligjore dhe projekt-ligjeve në institucione.
Më 29 tetor përmbyllim Konventën e Partisë së Lirisë në mënyrë që të konstituohoen të gjitha forumet drejtuese. Paralelisht kemi nisur dhe përgatitjet për zgjedhjet vendore, ku prioritet i japim rikthimit të opozitës në këshillat bashkiak, parlamentet lokale, ashtu sikurse do të kontribuojmë në një fitore të opozitës në shkallë kombëtare”, tha Meta.