TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
GJKKO ka rrëzuar kërkesën e ish-ministrit të Mjedisit, Lefter Kokës për ndryshimin e masës së sigurisë.
Ish-ministri, i cili është nën hetim për çeshtjen e inceneratorëve, është lënë sërish në burg nga gjykata. Ndaj Lefter Kokes rëndojnë akuzat për shpërdorim detyre, pastrim parash dhe korrupsion.
Pak ditë më parë, Gjykata e Lartë rrëzoi rekursin e Lefter Kokës për lirim nga qelia. Në rekurs Koka kerkoi heqjen e masës së sigurisë arrest me burg të vendosur më 2 janar të këtij viti, për shkak të problemeve shëndetësore.
Por sipas Gjykates se Lartë, organi i akuzës nuk ka arsyetuar në asnjë pjesë të kërkesës për vendosjen e masës se sigurimit, në lidhje me papërshtatshmërinë e masave të tjera të sigurimit, ndërkohë që është detyrim ligjor i tij që të argumentojë se pse masat e tjera të sigurisë nuk janë të përshtatshme për t’u aplikuar.