TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Robert Aliaj ka qenë mjaft kritik me këngën dhe performancën e Ronela Hajatit në Eurovision, duke e cilësuar si "nivel skandaloz" dhe duke i bërë thirrje RTSH, që të ndalojë me "qokat" dhe të marrë përgjegjësi.
“Fikni televizorin kur të transmetohet kjo performancë mu...ti, acarohet këngëtarja shqiptare".
Ky nuk eshte komenti im. eshte koment i nje reviste frankofone dhe nuk eshte i vetmi.
Koha qe RTSH te marre pergjegjesite e veta dhe ti jape fund metodave korruprive alla shqiptarçe ne lidhje me perfaqesimin tone ne Eurovizion. Sot ne nje tjeter radio prestigjoze flamandofone spikeri duke komentuar Eurovizionin, u shpreh qe nuk do te deshironte qe performancen shqiptare ta shikonin femijet e tij duke e komentuar ate si nje perfaqesim te pa pershtatshem dhe vulgar.
Stop me qokat dhe nivelin skandaloz te festivalit te kenges shqiptare, ngjarjes më te madhe muzikore te vendit. Koha per ndryshim.
Une dua te besoj qe duke filluar nga edicioni i ketij viti, festivali i kenges ne radio-televizion ti nenshtrohet nje reformimi te thelle, gjithperfshires dhe te sinqerte"", shkruan Aliaj.
Ronela Hajati që përfaqësonte Shqipërinë, nuk arriti të kualifikohet në finalen e Eurovision dhe performanca e saj ka marrë kritika të shumta.