AKTUALITET, 10 Maj 2022, 23:50

Batuta/ BBC 3 "shkrihet" së qeshuri me shkundjen që i bën kokës Ronela Hajati (video)

Batuta/ BBC 3 "shkrihet" së qeshuri me shkundjen që i

Nata e parë e festivalit Eurovision, që po zhvillohet në Torino të Italisë, ka qenë zhgënjyese për Ronela Hajatin dhe Shqipërinë, duke mos arritur kualifikimin në finale. 

Megjithatë performanca e Hajatit ka tërhequr vëmendjen e publikut dhe mediave. 

BBC 3, kanali ku është transmetuar nata e parë e Eurovision në Mbretërinë e Bashkuar, i ka kushtuar një postin në Twitter performancës së Hajatit, ku kanë bërë një batutë me koreografinë e saj, që përmbante një shkundje mjaft të konsiderueshme të kokës dhe flokëve. 

"Kur taksia arrin për pesë minuta dhe akoma nuk ke tharë flokët!", shkruhet në tweet, shoqëruar me pjesë nga performanca e Hajatit. 

Theksojmë se britanikët bëjnë humorë me performancat në përgjithësi dhe nuk kanë "shënjestruar" vetëm Ronelën.