AKTUALITET, 12 Maj 2022, 21:39

Andi Bushati: Jam dakord me Ramën që SPAK është selektiv, por është selektiv sepse mbron pushtetin e tij!

Andi Bushati: Jam dakord me Ramën që SPAK është selektiv,
Foto ilustrim: Edi Rama dhe Andi Bushati

Andi Bushati është dakord me Edi Ramën që SPAK ka vepruar në mënyrë selektive, por ai thotë se selektiviteti lidhet me mungesën e hetimeve ndaj pushtetit. 

I ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit", Bushati tha se matja për drejtësinë bëhet me abuzimet që kanë ndodhur dhe mungesën e veprimeve nga SPAK. 

"Unë them se Rama e sulmoi SPAK-un. Ti thuash drejtësisë që përdor dy lloj grepash, një për kundërshtarët dhe një për ne... Pra grepat kapin peshqit tanë, por peshkaqenët si Berisha dhe Meta nuk i kapin. Në thelb do të thotë se SPAK bën drejtësi selektive. Një organ, heronjtë e fëmijëve tanë që i quan zonja (Kim). Rama e prish këtë mit, thotë janë ca selektivë që shpëtojnë Metën dhe Berishën.

Për herë të parë kemi thyerjen e mitit të reformës në drejtësi. Nga nje histori suksesi në një histori selektive.

A është selektiv SPAK? Unë bie dakord me Ramën, që është selektiv, por nuk bie dakord se për këtë është selektiv.

Thuhet Tahiri, Koka dhe Bllako janë në burg. Por, matja bëhet sa abuzime kanë ndodhur dhe sa pak ka ndërhyrë SPAK.

Unë dhe SHkullaku kemi qenë atje për patronazhistët (në SPAK). E pamë si dridheshin ditëzinjtë e SPAK, kur i bëje pyetjen, mirë ne po na pyesni, po atje te PS do pyesni?

SPAK është selektiv sepse shërben si mbrojtje për partinë në pushtet". tha Bushati.