AKTUALITET, 24 Shtator 2025, 20:54

EMRI/ U gjet i vrarë në banesën e tij, zbardhet identiteti i viktimës

EMRI/ U gjet i vrarë në banesën e tij, zbardhet identiteti i

Një person është gjetur i pajetë mbrëmjen e sotme në shtëpinë e tij, në lagjen nr. 12., në Durrës.

Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se viktima, i idenitifikuar si Valbon Beqiraj, nuk e ka humbur jetën për shkaqe natyrale, por është goditur me thikë.

Burime bëjnë me dije se ngjarja e rëndë sapo është zbuluar nga policia, e cila ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes së rëndë dhe kapjen e autorit.

Pritet që policia e Durrësit të dalë me një njoftim për shtyp për ngjarjen.