TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryeministri Edi Rama mbajti një fjalim në selinë e PS-së para mbledhjes që do të mbajë me deputetë e qarkut Tiranë dhe ministrat lidhur me shkarkimin e Veliajt.
“Pas 7 muajsh pa një kryetar bashkie në krye të detyrës, u detyruam të marrim një hap të debatueshëm në raport me Veliajn, por të detyrueshëm në raport me fatin e kryeqytetit të Shqipërisë.
Këshilli Bashkiak miratoi dje shkarkimin e kryetarit për ti hapur rrugë zgjedhjeve për bashkinë Tiranë. Janë llomotitur shumë gjëra me këtë hap, por nuk ia vlen të merremi…as me ata të cilët e quajnë diktaturë kur shumica parlamentare detyrohet të kalojë vë votimin e programit pasi i ndalohet të paraqesë programin e Kuvendit.”, tha ai.