AKTUALITET, 24 Shtator 2025, 16:58

Shkarkimi i Erion Veliajt nga detyra e kryebashkiakut, mblidhet të enjten Këshilli i Ministrave

Shkarkimi i Erion Veliajt nga detyra e kryebashkiakut, mblidhet të enjten

Nesër e enjte ora 12:00 do të Mblidhet Këshilli i Ministrave, për të diskutuar dhe vendosur për shkarkimin e Erion Veliajt nga detyra e tij si kryebashkiak i Tiranës.

Ndërkohë pasditen e sotme, kryeministri Edi Rama do të zhvillojë një mbledhje me deputetët e Tiranës dhe ministrat.

Kujtojmë se një ditë më parë, me votë unanime, këshilltarët e mazhorances dhe opozitës në Këshillin Bashkiak të Tiranës votuan pro shkarkimit të Erion Veliajt nga drejtimi i bashkise se Tiranës.

Tashmë i takon Këshillit të Ministrave që të miratojë shkarkimin, për t’i hapur rrugë zgjedhjeve të reja, ku PS ka shpallur si kandidate, Ogerta Manastirliun.