TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Presidenti Bajram Begaj është takuar ditën e sotme me presidentin francez Emmanuel Macron gjatë punimeve të Asamblesë së Kombeve të Bashkuara në Nju Jork.
Këtë gjë e ka bërë të ditur vetë presidenti me anë të një postimi në rrjete sociale ku së bashku me Macron dhe liderë të vendeve të tjera kanë qenë pjesë e takimit të Marrëveshjes BBNJ për mbrojtjen e oqeaneve.
Begaj thotë se Shqipëria i është bashkuar kësaj nisme, teksa e quan Macronin mik të shqiptarëve.
Është kënaqësi të takohem me Presidentin e Francës, Emmanuel Macron, një mik i mirë i Shqipërisë.
Këtë herë takimi ynë ishte në kuadër të Marrëveshjes së BBNJ-së.
Shqipëria i është bashkuar kësaj nisme, duke bërë të mundur hyrjen në fuqi të saj.