TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Gazetarja e BIRN, Aleksandra Bogdani, ka qenë e ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, ku shpjegoi disa detaje tronditëse nga afera e inceneratorëve.
Ajo tha se deri sot, janë shpenzuar 100 milionë euro për inceneratorët, por vetëm inceneratori i Elbasanit është vënë në punë, por edhe ai në mënyrë gjysmake. Pra, paratë janë shpenzuar, shqiptarët paguajnë për djegien e plehrave, por inceneratorët nuk janë në punë!
"Nga të dhënat e Thesarit deri tani të tre projektet kanë marrë 100 milionë euro. Sipas KLSH, deri në përfundim të kontratës së Tiranës, fatura do të shkojë tek 430 milionë euro, operimi i të treve. Funksionon në mënyrë gjysmake vetëm Elbasani. Është ndezur, ka djegur plehra, por vetëm 11% e plehrave që Elbasani menaxhon. Ka menaxhuar një sasi shumë të vogël mbetjesh.
Për çfarë na duhet kjo kur Elbasani mbetet një nga qarqet me më shumë mbetje? Shqipëria ka patur problem më shumë mbledhjen e plehrave sesa menaxhimin e tyre.
Fieri, kontrata duhet të përfundonte në 2019, u shty deri në 31 mars 2021. Nuk është ndezur asnjë ditë. Kur ka qenë kryeministri atje, ka thënë do të vihet në punë. Jemi sot pas 6-7 muajsh, akoma nuk është vendosur në punë.
Tirana ka marrë 40 milionë euro për të bërë kapsulimin, kaq.
Ne paguajmë para për incenerim (djegie), por nuk incenerohet asgjë", deklaroi Bogdani.