AKTUALITET, 16 Korrik 2025, 09:33

Ekzekutimi i Renis Dobrës, mes personave të shoqëruar edhe një vajzë! E reja, e dashura e një prej autorëve të dyshuar të krimit

Ekzekutimi i Renis Dobrës, mes personave të shoqëruar edhe

Mes personave të shoqëruar për vrasjen e Renis Dobrës, raportohet se është edhe një vajzë.

Vajza e shoqëruar është e dashura e Fatjon Bushgjokës, një prej autorëve të dyshuar të krimit të ndodhur mbrëmjen e 8 Korrikut në Mat.

Ajo mësohet se u shoqërua gjatë operacionit për arrestimin e Fatjon Bushgjokës, i cili u vendos në pranga në Tiranë.

Mësohet se ajo nuk është e implikuar në vrasje, por mund të pyetet mbi lëvizjet e tij.

Ndërkohë si autor i dyshuar i krimit është arrestuar edhe Petrit Çakrri, i kapur në Lekbibaj të Tropojës.

Ndërsa janë shpallur në kërkim Kristi dhe Aleksandër Bushgjokaj si të përfshirë në krim.