AKTUALITET, 15 Korrik 2025, 16:25

Vazhdon aksioni/ Shembet me tritol godina tre katëshe në Theth

Vazhdon aksioni/ Shembet me tritol godina tre katëshe në Theth

Një godinë 3-katëshe, e ndërtuar pa leje në Theth u shemb këtë pasdite me shpërthim të kontrolluar me lëndë plasëse.

Tani po ndërhyhet me fadroma të IKMT për të shembur atë çfarë ka mbetur nga shpërthimi.

Kujtojmë se prej disa ditësh fadromat e IKMT ndodhen në Theth, ku po shembim çdo ndërtim pa leje. Forcat e policisë dhe punonjësve të IKMT-së janë përballur me kundërshtinë e banorëve të zonës, të cilët janë konfrontuar.