AKTUALITET, 15 Korrik 2025, 16:39

Vazhdon ‘fshesa’, japin dorëheqjen 5 administratorët e njësive në Krujë, 2 nënkryetarët dhe drejtuesit e drejtorive

Vazhdon ‘fshesa’, japin dorëheqjen 5 administratorët e

Japin dorëheqjen 5 administratorët e njësive, 2 nënkryetarët dhe drejtuesit e drejtorive në bashkinë e Krujës.

Administratorët e njësive administrative Fushë Krujë, Cudhi, Thumanë, Bubq dhe Nikël, dy nënkryetarët dhe drejtuesit e drejtorive, kanë paraqitur dorëheqjet e tyre tek kryetari i Bashkisë Krujë, Artur Bushi.

Përmes këtij procesi do të vlerësohet performanca në punë e secilit, nga një grup pune që kryesohet nga Kryetari i Bashkisë.