TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ministrja për Infrastrukturën, Belinda Balluku ka qenë sot për të parë nga afër punën në sportelet e E-Albania në Lushnjë.
Ajo ka parë nga afër rastet kur është dhënë ndihmë për të moshuarit nga punonjësit e E-Albania.
“E Albania është falas, e aksesueshme për të gjithë qytetarët dhe çdo zyrë avokatie që ofron shërbim kundrejt pagesës po shkel ligjin. Duke ditur që moshat e thyera duhet të mbështeten nga Bashkitë.
Dhe në njësitë administrative duhet të kemi dhe një punonjës që ofron asistencë për E Albania. Duam ta promovojmë këtë shërbim dhe qytetarët të kuptojnë që nuk i detyrohen askujt asnjë qindarkë.”, shkruan Balluku.