AKTUALITET, 15 Korrik 2025, 22:42

Arben Anamali u shpall “Dëshmor i Atdheut”, Vengu i dorëzon titullin familjes së kapitenit

Arben Anamali u shpall “Dëshmor i Atdheut”, Vengu i

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu i dorëzoi sot titullin “Dëshmor i Atdheut” familjes së kapitenit Arben Anamali, që humbi jetën disa ditë më parë teksa shpëtoi nga mbytja dy turistë të huaj në liqenin e Shkodrës.

Gjatë vizitës në familjen Anamali, ministri Vengu u shoqërua nga kryetari i bashkisë së Shkodrës, Benet Beci dhe prefektja Majlinda Angoni.

“Nderuam kujtimin e profesionistit të përkushtuar, mikut të dashur dhe prindit shembullor, që me aktin e tij fisnik u bashkua me heronjtë e pavdekshëm të Kombit. Sakrifica e Arbenit nuk është vetëm një shembull guximi, por një dëshmi e gjallë e shpirtit shqiptar që vendos jetën e tjetrit mbi të vetën prandaj nga sot ai rreshtohet mes “Dëshmorëve të Atdheut””, tha Vengu në një postim në rrjetet sociale.

Arben Anamali u shpall “Dëshmor i Atdheut”, Vengu i

Kapiteni i një anijeje turistike në liqenin e Shkodrës, Arben Anamali u mbyt më 8 korrik  gjatë përpjekjes për të shpëtuar dy turistë që kishin rënë në ujë. Trupi i pajetë i kapiten Anamalit u gjet më 10 korrik në liqenin e Shkodrës.

Kapiteni Arben Anamali u shpall “Dëshmor i Atdheut”.

Arben Anamali u shpall “Dëshmor i Atdheut”, Vengu i