TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Gjykata e Durrësit do të shqyrtojë sot më 16 Korrik kërkesën e Arbër Paplekajt, i cili ka kërkuar lirimin me kusht.
Paplekaj është dënuar me 7 vite burg për vrasjen e Pjerin Xhuvanit në Elbasan, më datë 21 Prill 2021, vetëm pak ditë përpara zgjedhjeve parlamentare të 2021.
Ish-efektivi i RENEA, Paplekaj, e kërkon lirimin me kusht me argumentin se ka vuajtur më shumë se gjysmën e dënimit.
Më 1 Korrik 2024, Gjykata e Apelit ndryshoi cilësimin e veprës penale ndaj Arbër Paplekajt, nga vrasje në rrethana cilësuese, në vrasje në kushtet e tronditjes psikike.
Për këtë arsye e dënoi me 7 vite burgim.
Pjerin Xhuvani, përkrahës i PS, u vra më 21 prill 2021, 4 ditë para zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit 2021.
Ngjarja ndodhi pas përplasjes mes shtabeve elektorale ku struktura informale e ngritur PD-ja për të mbrojtur votat ndaluan makinën e Mehmet Grecës, me pretendimin se po shpërndante para në këmbim të votave për PS. Ky i fundi thirri në ndihmë Pjerin Xhuvanin. Nga PD ishte struktura për Mbrojtjen e Votës e ngritur në Elbasan nga PD, pjesë e të cilës ishte dhe Paplekaj.
Nga shkëmbimi i zjarrit mbeti i vrarë Pjerin Xhuvani dhe të plagosur nga radhët e PD-së, Emiljani Prenga dhe Paulin Vuksani, dhëndri i Xhuvanit, Edjon Budani dhe efektivja e policisë Xhensila Sota.