AKTUALITET, 15 Korrik 2025, 20:35

Shuhet zjarri në Drenovë, disa efektivë do të qëndrojnë në zonë për të monitoruar situatën

Shuhet zjarri në Drenovë, disa efektivë do të

Vatra e zjarrit në Drenovë që nisi thuajse 2 ditë më parë raportohet se është izoluar pasditen e sotme. Shefi i zjarrfikëses në Mallakatër Hajri Malaj tha se disa efektivë do të qëndrojnë në zonë për të monitoruar vatrat e zjarrit. Kjo sepse sipas tij, vatra mund të riaktivizohen pasi ka ende trungje pemësh që digjen.

"Ekipet zjarrfikes analizuan situatën në terren duke konkluduar se zjarri është shuar. Megjithatë disa efektivë do të qëndrojnë në zonë për të monitoruar vatrat e zjarrit të cilat mund të riaktivizohen pasi ka ende trungje pemësh që digjen", tha Malaj.