AKTUALITET, 15 Korrik 2025, 21:28

Dhunoi bashkëshorten, policia arreston 55-vjeçarin menjëherë pas sinjalizimit

Dhunoi bashkëshorten, policia arreston 55-vjeçarin

Mbrëmjen e kësaj të marte, policia e Cërrikut ka arrestuar shtetasin Kastriot Omeri, 55 vjeç, banues në lagjen Malasej, pas një denoncimi për dhunë në familje.

Omeri dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj ish-bashkëshortes së tij, shtetases Anita Toska, 51 vjeçe. Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme në oborrin e banesës ku viktima jeton në lagjen numër 2 të qytetit.

Dhuna dyshohet të jetë ushtruar për motive të dobëta, ndërsa menjëherë pas denoncimit është lëshuar edhe një urdhër mbrojtjeje në favor të gruas. Policia ka marrë masat e menjëhershme për ndalimin e autorit dhe po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Autoritetet policore nxisin qytetarët të denoncojnë çdo formë dhune, duke garantuar se rastet do të trajtohen me seriozitetin dhe urgjencën që kërkojnë.