TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një autobus ka marrë zjarr sot në aksin rrugor Kardhiq–Delvinë, pranë tunelit të Skërficës. Menjëherë pas marrjes së njoftimit, në vendngjarje u nisën dy automjete zjarrfikëse.
Zjarri kishte përfshirë pjesën e motorit të autobusit, ndërsa drejtuesi i mjetit kishte ndërhyrë fillimisht me mjete zjarrfikëse dore për të frenuar përhapjen. Forcat zjarrfikëse arritën të shuanin plotësisht flakët dhe të siguronin zonën.
Fatmirësisht nuk pati persona të lënduar, ndërsa dëmet të kufizuara vetëm në pjesën e motorit të autobusit.