AKTUALITET, 28 Dhjetor 2021, 10:37

Ekzekutimi i 35-vjeçarit në Peqin, gjendet në Kavajë makina e viktimës, u përdor nga autorët për t’u larguar nga vendngjarja

Ekzekutimi i 35-vjeçarit në Peqin, gjendet në Kavajë

Është gjetur makina e 35-vjeçarit, Albi Bashaliu i cili u vra mëngjesin e djeshëm në Peqin. Makina e viktimës është gjetur në Gocaj të Kavajës.

Me këtë makinë dyshohet se autorët kanë mundur të largohen nga vendi i ngjarjes ku ekzekutuan 35-vjeçarin.

Pas vrasjes së të riut autorëve i kanë marrë çelësat e makinës dhe janë larguar, ndërsa makinën e tyre e kanë djegur vetëm pak metra larg viktimës.

Ndërkohë në Gocaj të Kavajës makina e viktimës është gjetur e pa djegur ndërsa brenda saj nga kontrollet paraprake nuk janë gjetur armë.

Policia po heton lidhur me këtë ngjarje të rëndë për të gjetur prova dhe për të identifikuar autorët.