TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Detaje të reja kanë dalë për vrasjen e një 19-vjeçari pak muaj më parë në Shkodër. Erjon Xhenje u vra brenda një lokali në qendër të qytetit dhe për këtë ngjarje nuk ka ende asnjë të arrestuar pasi autori Bajram Çekorja është ende në kërkim.
Kamarieri i lokalit ku u vra 19-vjeçari Xhenje ka treguar me detaje se si ndodhi ngjarja mbrëmjen 18 shtatorit kur Vllaznia po luante përballë Kastriotit. Ai thotë se pasi ka mbaruar ndeshja, Erjon Xhenje dhe disa shokë të tij kanë qëndruar akoma në tavolinën e tyre. Por në një moment ndaj tij është qëlluar me breshëri plumbash dhe të gjithë njerëzit që ndodheshin në lokal janë larguar.
Në këtë moment në lokal kishte shumë klientë sepse po shikonin ndeshjen. Ndeshja mbaroi diku nga ora 19:45 edhe shumica e njerëzve u larguan. Unë mblodha gotat dhe filxhanët e mbetur nëpër tavolina edhe i çova te banaku për t’i larë. Më pas u ula në tavolinën ngjitur me banakun duke u marrë me telefonin. Në njërën prej tavolinave ishte i ulur Erjon Xhenje me disa shokë. Ndërsa në tavolinën ngjitur me ta kanë qenë edhe tre ose katër persona. Gjatë kësaj kohe dëgjova krisma arme edhe në këtë moment pashë të gjithë të vraponin duke ardhur në drejtimin tim, të cilët po tentonin të ngjiteshin në katin e dytë të lokalit. Në këtë moment edhe unë u ngjita lart bashkë me ta. Kur mbaruan krismat u ulëm poshtë edhe pashë se kishin vrarë Erjonin. Mora në telefon pronarin dhe i tregova ngjarjen. Më pas erdhi policia, e cila më gjeti vetëm mua dhe viktimën, pasi të tjerët ishin larguar me vrap.
Ndërkohë që një person tjetër i ka përjetuarmë nga afër krismat dhe vrasjen e 19-vjeçarit pasi ishte ulur ngjitur me të kur ndodhi ngjarja e rëndë. Ai thotë se ka parë autorët gjatë gjithë dinamikës, nga momenti kur zbritën nga motori deri kur qëlluan të riun.
Kam qenë më fytyrë nga qendra e qytetit. Kur vura re se nga rrugica ngjitur me lokalin doli një motor dhe në të ishin dy persona me skafandër në kokë. Ata ndaluan në fund të shkallëve të lokalit. Personi që ishte pasagjer zbriti nga motori dhe vura re që nxorri pistoletën. Ai erdhi ngjitur pas meje dhe qëlloi djalin që ishte ngjitur me tavolinën ku ndodheshim ne. Unë nga frika ia futa vrapit dhe ika në shtëpi.