AKTUALITET, 5 Gusht 2023, 19:38

E shtunë aksidentesh! Përplasen dy automjete në aksin Pogradec-Lin, 5 të plagosur

E shtunë aksidentesh! Përplasen dy automjete në aksin

Një tjetër aksident është shënuar këtë të shtunë. Këtë herë në aksin nacional Pogradec-Lin, në afërsi të fshatit Udënisht. Mësohet se në aksident janë përfshirë dy automjete, ndërsa për pasojë 5 persona janë plagosur.

Një prej tyre ndodhet në gjendje të rëndë dhe po transportohet drejt spitalit të Tiranës. Katër të plagosurit e tjerë po mjekohen në spitalin e Pogradecit. Mes të plagosurve ka edhe 3 fëmijë. Shkak për aksidentin dyshohet të jetë shpejtësia tej normave të lejuara dhe parakalimi i gabuar.

Ky është incidenti i dytë i së njëjtës natyrë që ndodh ditën e sotme pranë qytetit të Pogradecit, pasi më herët 3 automjete u përplasën me njëra tjetrën në aksin Korçë-Pogradec.