TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kultivimi i bimëve narkotike nuk ka kursyer as repartin ushtarak në Zall Herr të Tiranës. Një parcelë me kanabis është zbuluar nga policia në këto ambiente, ku ishin të kultivuara 125 bimë, ndërsa 3 ushtarakë u arrestuan dhe u proceduan 4 të tjerë.
Konkretisht pas hekurave ranë Gramoz Mullai me detyrë Shef Seksioni i Sigurisë, Rustem Koçi Specialist për Zbulimin si dhe Gentian Zhurda Specialist Sigurie. Mësohet se të gjithë ushtarakët e arrestuar janë përgjegjës për sigurinë dhe kontrollin e ambienteve të repartit ushtarak.
Gjithashtu u proceduan penalisht dhe 4 shtetas të tjerë:
– A. J., 41 vjeç, me detyrë Specialist Infrastrukture;
– P. H., 52 vjeç, me detyrë Zv/Komandant toge;
– I. D., 47 vjeç, me detyrë magazinier;
– P. D., 57 vjeç, me detyrë Komandant Reparti.