TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Instituti i Gjeoshkencave ka bërë me dije se gjatë pasdites së sotme pritet të ketë reshje me intensitet të lartë kryesisht në qendër dhe jug të territorit.
Në qarqet Durrës, Tiranë, Fier dhe Vlorë mund të ketë vërshime të shpejta të lumenjve të vegjël malorë dhe rrëshqitje të dherave. Në zonat urbane, në këto qarqe mund të shfaqen probleme me përmbytje të lokalizuara, në varësi të gjendjes së kanalizimeve.
Ndërsa nesër, të dielën pritet të ketë reshje mesatare, por më intensive do të jenë në Durrës, Tiranë, Fier dhe Vlorë, ndërsa në qarqet e tjerë priten reshje mesatare. Reshjet e shiut do të shoqërohen me shtrëngata në të gjitha qarqet.
Temperaturat do të variojnë në bregdet: 19/24 °C; në vendet e ulëta: 17 / 26 °C; ndërsa në vendet malore: 13 / 23 °C. Sa i përket erës, ajo pritet të fryjë e lehtë deri mesatare.