AKTUALITET, 5 Gusht 2023, 19:08

Psikologia: Jeta e luksit në rrjete sociale po i çon adoleshentët në depresion, lidhja me pandeminë

Psikologia: Jeta e luksit në rrjete sociale po i çon

Teknologjia dhe përdorimi i rrjeteve sociale, po ndikon negativisht në shëndetin mendor të adoleshentëve. Psikologia Entela Binjaku shprehet se pas pandemisë është vërejtur që të rinjtë janë lidhur më shumë me rrjetet sociale duke refuzuar jetën reale.

Psikologia tha se “përballja me jetën e luksit të shfaqur në rrjetet sociale, po i fut adoleshentët në dëshpërim”. Për psikologen, jo më pak të trishtuar janë edhe ata që  postojnë një jetë luksi dhe plot shkëlqim.

Duke u nisur nga kjo situatë e vërejtur tek të rinjtë, ekspertët kërkojnë që shëndeti mendor të vihet në fokus të politikave, dhe t’ju ofrohet ndihmë të rinjve, që si pasojë e vetmisë po bien në depresion.