AKTUALITET, 5 Gusht 2023, 19:00

Cigaret elektronike më pak të dëmshme se ato tradicionalet? Çfarë thotë specialistja shqiptare

Cigaret elektronike më pak të dëmshme se ato tradicionalet?

Specialistja për Trajtimin e Duhanpirësve, Edlira Farka tregoi dëmet që duhani shkakton në shëndet. Farka u ndal dhe në fushatën e saj “Antiduhan” që ajo ka nisur vite më parë në Shqipëri.

Përveç dëmeve dëmeve të duhanit tradicional, specialistja foli edhe për dëmin që shkaktohet nga cigaret elektronike, të cilat janë kthyer në një trend së fundmi në Shqipëri.

“Ka studime që tregojnë se cigaret elektronike kanë shumë kimikate të dëmshme, kanë edhe përdorime vajore që i bën shumë dëm mushkërisë, kanë përqindje më të larta nikotine. Diçka tjetër që dua të them është që nuk duhet t’i përdorim të dyja njëkohësisht, pra të mos i përdorim të dy llojet se janë të dëmshme, kështu që ose të vendosin të përdorin duhanin ose cigaret elektronike. Studimet tregojnë që kur i përdorim të dyja është shumë e dëmshme për shëndetin”, tha Farka.