TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Komunikimet në rrjetin SKY mes anëtarëve të grupit kriminal ku të përfshirë rezultojnë biznesmeni Pëllumb Gjoka, shoferi I tij Edmond Preka, Behar Bajri, Denis Bajri si dhe I shumë kërkuari Ervis Martinaj kanë zbuluar, porositësit dhe mekanizmin e vrasjes së Gjin Borriçit në Shkodër.
Nga hetimet ka rezultuar se vrasja e 40-vjeçarit Boriçi është kryer nga grupi që drejtohej nga Behar Bajri për llogari të Ervis Martinajt. Ndërsa ky I fundit në këmbim të do kryente vrasjen e Kleanti Musabelli, për interes të Pëllumb Gjokës. Në komunikimet që mbajnë datën 8 gusht 2020, ditën kur ndodhi edhe vrasja, Behar Bajri flet me Pëllumb Gjokën ku tregon për ngjarjen, shkruan ABC.
Behar Bajri: U kry, tani presim atë tëndin, atë që deshi ai u kry, Gjin deshti ai…
Pëllumb Gjoka: Ok vëlla, kjoft me zotin, futja gjumit.
Pak minuta më vonë, Behar Bajri që thirrej edhe me pseudonimet “Kapadeni” e “Lopata”, komunikon me shtesain Denis Bajri që dyshohet se është një nga autorët ku I tregon edhe mënyrën e ekzekutimit.
Denis Brajoviq: Gjoks e kry kapedan, mu blloku se desha me ja gri kryt, se me tha diçka…
Më pas Denis Bajroviq njofton edhe Ervis Martinaj për ngjarjen dhe e pyet nëse ka dalë apo jo në televizor lajmi për vrasjen e Gjin Borriçit. Autorët marrin telefonat e viktimës një prej të cilëve përdorej për aplikacionin sky dhe më pas djegin makinën më të cilën kryen vrasjet.
Denisa Bajroviq: Po vëlla SKY, e fshiva krejt prej këtu. Jo se menduam se e ka pas në çantë, por e kishte pas në xhep. Atë tjetrin ja thym edhe e tretëm. Makina u djeg, teshat I djegëm.
Rezulton se Pëllumb Gjoka ka bashkëpunuar edhe me zyrtarë të policisë siç është edhe rasti I Ardit Hasanbegajt, ku kërkon prej këtij të fundit informacion për vrasjen e Borriçit.
Pëllumb Gjoka: Çfarë ishte ajo e mbrëmshmja?
Ardrit Hasanbegaj: Nuk e di, paska qenë me hasmëri, për punën e një vëllait, plus paska qenë kollarexhi.
Pëllumb Gjoka: Si duket si dorë?
Ardrit Hasanbegaj: Ka punuar mirë kopili dhe si duket kanë qenë dy ose më shumë. Të vështirë do e kemi, por besoj do të nxjerrim diçka.
Hetimet nisën pas informacioneve të siguruara nga autoritetet francesë ndërsa në pranga përfunduan 6 persona mes të cilëvë drejtuesi I prokurorisë së Kukësit, ish-shefi I operacvionales si dhe ish-shefi I krimeve në policinë e Shkodrës. Ndërsa në kërkim vijojnë të jenë emra të njohur të botës së krimit mes të cilëve Ervis Martinaj, Behar Bajri, Denis Bajri, Eljo Hato.