TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Shefi Organizativ i Partisë Demokratike, Klevis Balliu përmes një postimi në rrjetet sociale është shprehur se dosja “Metamorfoza” ka pasqyruar “monstruozitetin kriminal të qeverisë”.
Balliu u shpreh në Facebook se kjo është një “barbari e shthurur dhe e tmerrshme”, ndërsa shtoi se personat e kapur në përgjime endeshin në rrugët e Tiranës me pushtet dhe me ministra në tavolina.
Postimi i plotë:
Dosja Metamorfoza pasqyroji monstrozitetin kriminal të qeverisë
Është e tmerrshme se sa e lehtë është të shuash një jetë në Shqipëri, një telefonatë dhe nuk ke nevojë as të paguash se vrasjet bëhen edhe me klering.
Kjoft me zotin thote njëri, u krye thote tjetri.
Barbari e shthurur, e tmerrshme dhe të mendosh që këta endeshin në rrugët e Tiranës me pushtet dhe me ministra në tavolina apo me kryeministrin ne telefon që i shpalli investitorë strategjikë, me shumë gjasë në zgjedhjet e ardhshme do të ishin edhe në parlament.
Por fal Francës dhe Belgjikës sot ata janë arrestuar. Por sa të tjerë si këta ka Edvini në tavolinën e tij te investimeve strategjike, apo prokurorë dhe efektivë policie. Vendi ka nevojë jetike për ndryshim.