AKTUALITET, 5 Gusht 2023, 17:38

Aksident i trefishtë në aksin Korçë-Pogradec, 7 të plagosur

Aksident i trefishtë në aksin Korçë-Pogradec, 7 të

Një aksident i trefishtë ka ndodhur në aksin nacional Korçë-Pogradec në afërsi të fshatit Gurishtë. Ngjarja ndodhi pak minuta më parë.

Sipas informacioneve paraprake nga policia e Korçës bëhet me dije se në aksident janë përfshirë 3 mjete dhe për pasojë kanë mbetur të plagosur drejtuesit e mjeteve dhe 4 persona të tjerë.

Sakaq, mësohet se ata janë transportuar në spitalin e Korçës, ndërsa gjendja e tyre shëndetësore ende nuk dihet.