AKTUALITET, 20 Shkurt 2023, 10:21

Dyshohet se tentoi të vriste me shkop bejsbolli një person, arrestohet 44 vjeçari

Dyshohet se tentoi të vriste me shkop bejsbolli një person, arrestohet

Një person dyshohet se ka tentuar të vrasë me send të fortë (shkop bejsbolli), një 46 vjeçar. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Shkafane, Durrës.

Policia bën me dije se shtetasi A. P., 44 vjeç dyshohet se ka tentuar të vrasë me send të fortë, një shtetas tjetër, pas një konflikti për motive të dobëta.

Mësohet se i plagosuri është shtetasi K. S., 46 vjeç, banues në fshatin Kullë, Durrës, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë

Tentoi të vriste me send të fortë, një shtetas, pas një konflikti për motive të dobëta, falë reagimit të menjëhershëm nga Policia, kapet dhe arrestohet 44-vjeçari.

Shërbimet e Stacionit të Policisë Manzë, pas marrjes së njoftimit se një shtetas kishte tentuar të vriste me send të fortë, një shtetas tjetër, pas një konflikti për motive të dobëta, kanë organizuar menjëherë punën për kapjen e autorit të dyshuar dhe dokumentimin e rrethanave të ngjarjes.

Si rezultat i kontrolleve të ushtruara nga Policia, u bë e munduar kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit A. P., 44 vjeç, banues në fshatin Shkafane, Durrës.

Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas, pas një konflikti për motive të dobëta, në fshatin Shkafane, Durrës, ka tentuar të vrasë me send të fortë (shkop bejsbolli), shtetasin K. S., 46 vjeç, banues në fshatin Kullë, Durrës, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë.