AKTUALITET, 20 Shkurt 2023, 08:42

Vranësira mesatare dhe kthjellime, si do të ndryshojnë temperaturat sot

Vranësira mesatare dhe kthjellime, si do të ndryshojnë

Moti do të jetë me vranësira mesatare në pjesën e parë të ditës, pasdite dhe mbrëmje do të kemi kthjellime.

Era do të jetë me drejtim Veri-Perëndim me shpejtësi 8-15 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3-4 me lartësi vale 1,0 deri në 1,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë të larta.

Temperaturat minimale dhe maksimale: 

Zona malore     1/17°C
Zona e ulët         2/20°C
Zona bregdetare 9/18°C.