TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Policia njoftoi se ka arrestuar një shtetas nga Fushë-Kruja, të dyshuar si vrasës me pagesë, i cili do të ishte pjesëmarrës në atentatin e dështuar në Elbasan. Një ditë më parë, në policinë e Elbasanit u shoqëruan disa persona, ndërsa sot u arrestua edhe shtetasi nga Fushë-Kruja, pasi në vendin e ngjarjes u gjet pasaporta e tij.
Dje, Policia e Elbasanit ndaloi një automjet tip “BMW X6” pranë stadiumit “Elbasan Arena”, brenda të cilit u gjetë armë të llojit kallashnikov, dhjetëra fishekë, si edhe një shishe me lëndë djegëse. Prokuroria e Elbasanit në bashkëpunim me drejtorinë vendore të policisë kanë dyshime se kanë parandaluar një atentat.
Pjesëtarë të grupit hetimor kanë dyshimet se dy persona të kontraktuar për të kryer atentatin të cilët dyshohet të jenë vrasës me pagesë, do i vinin flakën automjetit për të humbur gjurmët nga autoritetet.
Shtetasit që do të kryenin ngjarjen kriminale kanë braktisur më pas mjetin në lagjen “Emin Matraxhiu”, në zonën e quajtur “Ish-konservimi”, brenda së cilës janë gjetur 3 armë zjarri kallashnikov dhe 2 bidona me lëndë djegëse (benzinë), të cilat janë sekuestruar nga policia.
Në vijim të kontrolleve, në afërsi të një koshi mbeturinash, policia ka gjetur dhe sekuestruar një çantë, brenda së cilës kishte një armë zjarri pistoletë. Ndërkohë, në policinë e Elbasanit janë shoqëruar disa persona ndërsa vijon puna për zbardhjen e këtij rasti, identifikimin dhe kapjen e autorëve.