AKTUALITET, 20 Shkurt 2023, 09:49

Dyshohet se vrau djalin, del para gjykatës 77-vjeçari, ul kokën poshtë: Çfarë doni? Jam i mbaruar nga trutë

Dyshohet se vrau djalin, del para gjykatës 77-vjeçari, ul kokën
Shefki Bylykbashi

'Njeri jam edhe unë'- thotë Shefki Bylykbashi, 77-vjeçari i cili dyshohet se vrau djalin e tij pak ditë më parë në Maliq.

Sot, ai ka dalë para trupit gjykues, për t'u njohur me masën e sigurisë. I moshuari, mban kokën ulur mbi tavolinë e dukej shumë i shqetësuar.

‘Çfarë doni, ça jam i mbaruar nga trutë.’- dëgjohet të thotë ai në sallën e gjyqit.

Krimi brenda familjes ndodhi në fshatin Zvezdë të Maliqit tre ditë më parë por vetëm dy ditë më parë u zbulua. I moshuari, Shefki Bylykbashi dyshohet se ka vrarë djalin me çekiç pas një grindje të lindur për shkak të konsumit të alkoolit.

Familja e deklaroi ngjarjen si aksidentale por ekspertiza mjeko-ligjore provoi se Hamdi Bylykbashi ishte goditur në kokë me mjete të forta dhe më pas policia arriti të zbardhte të vërtetën.

50-vjeçari Hamdi Bylykbashi në gjendje të dehur ka debatuar shumë me të dy prindërit në oborrin e banesës së tyre, në qendër të fshatit.