TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një adoleshente ka denoncuar duke çuar në pranga një djalë katër vjet më të madh se ajo, pasi e ka shqetësuar prej muajsh duke e përndjekur.
E reja i është drejtuar Komisariatit të Policisë Gjirokstër për të bërë kallëzimin.
“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Gjirokastër arrestuan në flagrancë shtetasin J. G., 22 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi, në Komisariatin e Policisë Gjirokastër, kallëzon një 18-vjeçare se shtetasi J. G. e ka përndjekur në mënyrë të vazhdueshme, për disa muaj”, tha policia.