AKTUALITET, 23 Gusht 2022, 22:55

Plagosje me armë zjarri në Tiranë, reagon Policia

Plagosje me armë zjarri në Tiranë, reagon Policia

Policia e Tiranës ka dhënë detaje në lidhjen me plagosjen me armë zjarri mbrëmjen e sotme në kryeqytet.

Policia sqaron se rreth orës 21:50, në rrugën “Tasim Shehu”, si pasojë e një konflikti të çastit, Albert Ostreni, 49 vjeç, dyshohet se ka plagosur me armë zjarri, fqinjin e tij, Renaldo Mejdani, 23 vjeç.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 23.08.2022, rreth orës 21:50, në rrugën “Tasim Shehu”, si pasojë e një konflikti të çastit, shtetasi A. O., 49 vjeç, dyshohet se ka plagosur me armë zjarri, fqinjin e tij, shtetasin R. M., 23 vjeç.

Shtetasi R. M., si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon  për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe për kapjen e autorit.