AKTUALITET, 23 Gusht 2022, 21:43

Mbështetja ndaj sportistëve/ Rama ka sërish një përgjigje për kritikët

Mbështetja ndaj sportistëve/ Rama ka sërish një

Kryeministri Edi Rama iu është përgjigjur kritikëve në lidhje me mbështetjen ndaj sportistëve, përmes një postimi në Twitter.

Kreu i qeverisë shkruan se, pavarësisht se kritikat janë të shumta, qeveria duhet të vrapojë, ashtu si kampionia europiane, Luiza Gega.

“Si i bëhet kur s’duan t’ia dinë për faktet mbi çka është bërë, jo sot po prej kohësh tanimë për të mbështetur sportistët e kalibrit europian? Si i bëhet kur s’duan t’ia dinë as kur kampionia vetë thotë që gjithçka ka ndryshuar në mbështetje të saj? I bëhet si Luiza: Vrapo më shpejt!”, shkruan kryeministri në postimin e tij.

Sot gjatë një aktiviteti të zhvilluar posaçërisht për Luiza Gegën, Kreu i qeverisë tha se nuk ka asnjë shpërblim financiar që mund të shpërblejë Luizën për atë që i ka dhënë kombit.