AKTUALITET, 4 Nëntor 2022, 10:45

Dyshohet se kanosi drejtorin e spitalit në Bulqizë, arrestohet 31 vjeçari

Dyshohet se kanosi drejtorin e spitalit në Bulqizë, arrestohet 31

Një persona është arrestuar nga policia e Bulqizës për shkak se dyshohet se ka kërcënuar drejtorin e spitalit të qytetit.

I arrestuari është shtetasi G.V, i cili akuzohet për “Kanosje për shkak të detyrës”.

"DIBËR

Arrestohet një 31-vjeçar në Bulqizë pasi ka kanosur me fjalë drejtorin e spitalit të Bulqizës

Specialistët e Hetimit të Krimit të Komisariatit të Policisë Bulqizë arrestuan në flagrancë shtetasin G. V., 31 vjeç, banues në Bulqizë, pasi ka kanosur me fjalë, për shkak të detyrës, shtetasin H. J., 42 vjeç, me detyrë drejtor i spitalit të Bulqizës",-njofton policia.