TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një i dënuar në burgun e Drenovës është dërguar me urgjencë në Spitalin e Korçës, pasi dyshohet se ka gëlltitur brisqe.
28-vjeçari, Mus Gjauri, pak minuta më parë ka thënë në burg se ka gëlltitur pllaka metalike të dyshuara si brisqe roje. Menjëherë u transportua në spital për të bërë ekzaminimet dhe verifikimet e nevojshme.
Sipas informacioneve, 28-vjeçari është problematik dhe ky mund të jetë edhe një simulim nga ana e tij, pasi kërkon transferimin nga burgu i Drenovës.
Mus Gjauri nga Puka, vuan dënimin për vepra penale të vjedhjes me dhunë dhe mashtrimit. Pritet të kryhen ekzaminimet për të parë gjendjen e tij shëndetësore.