AKTUALITET, 1 Prill 2023, 18:33

Ndahet nga jeta Vladimir Bregu, arkitekti i njohur korçar, projektues i Pallatit të Kongreseve

Ndahet nga jeta Vladimir Bregu, arkitekti i njohur korçar, projektues i

Ndahet nga jeta arkitekti i njohur korçar Vladimir Bregu, projektues i Pallatit të Kongreseve.

Bregu vitet e fundit i kaloi mes Kanadasë dhe Shqipërisë, ndërsa fatkeqësisht sot ka ndërruar jetë.

Përveçse profesor i Arkitekturës, Bregu ka qenë edhe pjesë e grupit të projektimit të Piramidës në kohën kur ajo u ndërtua.

Ndërsa në kohën e demokracisë, shumë prej objekteve kryesore në Tiranë (jo kulla) janë projektuar prej arkitektit ambicioz, duke përfshirë traditën e objekteve me elemente modernë dhe duke shfrytëzuar maksimalisht hapësirat.

Projekti i fundit që ka lënë në letër, që nuk është zbatuar, është ai i Stadiumit “Selman Stërmasi”.