AKTUALITET, 1 Prill 2023, 16:31

E pazakontë/ Deputeti i PD mbështet kreun e komunistëve, i mundëson kandidimin për bashkinë e Tiranës (Dokument)

Mund të duket e pazakontë, por politika mbart 'misteret' e veta dhe zgjedhjet lokale të 14 majit mund të sjellin shumë çudira e surpriza.

Euronews Albania raporton se deputeti i PD, Flamur Noka ka mbështetur me firmë kandidaturën e Marko Dajtit për kryetar të bashkisë Tiranë.

Me pozicion si sekretar i përgjithshëm i Partisë Demokratike të Rithemeluar që drejtohet nga Sali Berisha, Noka ka firmosur një dokument ku vetëdeklarohet si deputet i Partisë Fronti i Majtë që kandidon për bashkinë Tiranë, Marko Dajtin. Ky i fundit më herët ka qenë edhe sekretar i Partisë së Punës së Shqipërisë së Riorganizuar.

Dokumenti i firmosur nga Flamur Noka është i nevojshëm për kandidimin e Marko Dajtit për shkak se partia e tij Fronti i Majtë nuk është parti parlamentare dhe duhet të mbështet nga një deputet që ka mandat parlamentar për më shumë se 6 muaj.

Dajti ende nuk është regjistruar zyrtarisht si kandidat, pasi në shqyrtimin e fundit Komisioneri i Zgjedhjeve Celibashi e ktheu kërkesën për mos plotësim të kuotës gjinore.