AKTUALITET, 1 Prill 2023, 15:05

"Qerreti" i vë prangat 41-vjeçarit, ishte dënuar me 4 vjet e 7 muaj burg për prodhim dhe shitje droge

"Qerreti" i vë prangat 41-vjeçarit, ishte dënuar me 4

Policia e Kavajës ka arrestuar një 41-vjeçar të dënuar për prodhim dhe shitje droge. 

Sipas burimeve zyrtare, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, për vendndodhjen e një shtetasi të shpallur në kërkim, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar "Qerreti".

Si rezultat i këtij operacioni, në Qerret, u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit në kërkim Erland Helshani, 41 vjeç, banues në Kavajë.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kavajë e ka dënuar këtë shtetas, me 4 vjet e 7 muaj burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.