AKTUALITET, 1 Prill 2023, 20:01

Shpërblimi 5 mijë lekësh për pensionistët, Rama nxjerr vendimin: Masë lehtësuese, por jo e fundit

Shpërblimi 5 mijë lekësh për pensionistët, Rama nxjerr

Kryeministri Edi Rama ka publikuar sot në rrjetet sociale vendimin e firmosur për shpërblimin prej 50 mijë lekësh për pensionistët.

Në një postim në ‘Facebook’ Rama e ka cilësuar këtë vendim një lajm të mirë që sipas tij nuk do të jetë i fundit për këtë kategori.

Vendimi në fjalë ka shkaktuar reagime dhe nga opozita, pasi sipas tyre bie ndesh me Kodin Zgjedhor, ndërsa vendimi merret para pak zgjedhjeve të 14 majit.    

 
Postimi i Ramës:

Kur thosha do të vendosim taksë të jashtëzakonshme për eksportuesit e mëdhenj të energjisë dhe do t’ua shpërndajmë pensionistëve në prill, ata që ju e dini kush janë, bërtisnin ky është tatimi i jashtëzakonshëm komunist. E bëri BE-ja, e tha edhe këtu Ursula Von Der Leyen që po, kjo është diçka krejt e drejtë në këtë kohë krize dhe e mbyllën përkohësisht gojën. Pastaj e hapën prapë gojën, duke u qarë hallin pensionistëve se i mashtroi Edi Rama dhe se s’do merrnin asgjë, po kur e dëgjuan që kjo do të ndodhte siç ishte premtuar, u hodhën përpjetë se po shkelej Kodi Zgjedhor! Krejt e pavërtetë, si zakonisht kur ata hapin gojën
 
Por ja ku prilli erdhi dhe taksa e jashtëzakonshme mbi fitimet e rëna nga qielli i luftës në arkën e eksportuesve të mëdhenj të energjisë, do të fillojë t‘u shpërndahet pensionistëve, si pjesa më e prekur nga pesha e luftës, po edhe më dinjitozja në qëndresën e saj përballë vështirësive të kohërave. Kjo është një tjetër masë lehtësuese për ta pas Pakos së Madhe, po nuk është e fundit, sepse ne nuk bëjmë dot sa duam për më të moshuarit, por nuk do të lemë kurrë pa bërë gjithçka mundemi. *më poshtë vendimi i sapofirmosur i qeverisë.